Mesditën e së dieles një pejan ka sulmuar një tjetër e ku viktima ka kërkuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është arresatuar nga policia e ndaluar me urdhër të prokurorit.
Policia njofton se në Pejë me 29.11.2020 rreth orës 11:35, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor.
Edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë, tregojnë se kanë ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.