Gruaja nga Fushë Kosova e rreh burrin me kabllo, ai përfundon në spital

Kronikë e zezë

Gruaja nga Fushë Kosova e rreh burrin me kabllo, ai përfundon në spital

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:41

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Në policinë e Kosovës një person ka lajmëruar se pas mosmarrëveshjes me bashkëshorten e tij, ajo e ka sulmuar atë duke e goditur me një kabllo.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, derisa, sipas policisë rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat