Në orët e hershme të mëngjesit në Gllogoc, është thyer lokali i armëve, ku janë vjedhur disa pistoleta nga persona të panjohur.
Për rastin janë njoftuar edhe forcat e rendit ku bashk me organin e akuzës po hetojnë rastin.
Policia njofton se në Gllogoc me 30.11.2020 rreth orës 05:27, ankuesi mashkull raporton se NN personi-at kanë depërtuar me forcë brenda lokalit të tij, i certifikuar për shitje të armëve dhe nga aty janë vjedhur armë (Pistoleta).
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti mbetet nën hetime si vjedhje e rëndë.