Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën.
Specialistët e Seksionit Ekonomiko-Financiar bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim N. M., banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën e mësipërme penale.
Në një tjetër operacion, policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas në rrugën ““Kahreman Ylli”, ku gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.