Një 28-vjeçar është në prangat e policisë së Durrësit, pasi aksidentoi me makinën e tij drejtuesin e një biçikletë.
Siç bën me dije policia, “u arrestua në flagrancë shtetasin M. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R. V., 55 vjeç”.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.