Një person është arrestuar në Pikën Kufitare në Merdarë, pasi i njëjti ka tentuar t’i japë ryshfet 10 euro policisë kufitare.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€ .
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.