Një fëmijë i moshës 2 vjeçare, i gjinisë femërore, është dërguar dje pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj.
Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.