Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj ku ka vdekur një vajzë dy vjeçare.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje të hollësishme.
Nga Policia kanë thënë se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
“Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Mësohet se 2-vjeçarja ka vdekur pasi është rrëzuar nga ballkoni. Këtë e kanë konfirmuar për Reporterin në kushte anonimiteti vetë familjarë të viktimës.
“Vajza ka qenë e moshës 2 vjeçare, është rrëzuar nga ballkoni dhe ka vdekur ne vendin e ngjarjes. Kur e kemi dërgu në spital ka qenë pa shenja jete”, ka thënë një nga familjarët.
Varrimi i 2 vjeçares pritet të bëhet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Kllodernicë të Skenderajt.