Ka ndodhur një aksident midis dy veturave në Krajvovë të Drenasit rreth orës 13:00 të mërkurën.
Dy vetura janë përplasur te Parku i biznesit në Drenas.
Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata.
Ende nuk raportohet për lëndime, ndërsa dëmet e veturave janë të konsiderueshme.