Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast grabitje ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Prishtinë.
Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin.
Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.