Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj nga Korça pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 3 shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt fitimit 150 euro për person.
Të arrestuarit janë shtetasit H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Elbasan, duke transportuar 3 shtetas të huaj me mjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.