Një veturë ka goditur një këmbësor në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan,saksisht në fshatin Hajvali-Prishtinë.
Sipas të dhënave, këmbësori ka pësuar lëndime trupore i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan,saksisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore,ne mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.