Një person nga Gjakova është arrestuar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Ndër të tjera bëhet e ditur se i dyshuari i ka marrë viktimës edhe para me forcë.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.