Policia ka arrestuar personin e dyshuar i cili të mërkurën ka kanosur një person me vrasje me familje për shkak të një borxhi.
Kanosja, sipas policisë ka ndodhur në Graçanicë ndërsa edhe arrestimi i të dyshuarit po në këtë vend.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me kanosjen ende janë duke vazhduar.