Nuhi Mavrovqani, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi kishte vrarë gruan e tij duke e goditur me një shufër, më 25 korrik në Kamenicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
Nuhi Mavroqani më 25 korrik kishte goditur për vdekje bashkëshorten, Sabilen, në shtëpinë e tyre në fshatin Berivojcë të Kamenicës.
Sipas aktakuzës, tragjedia ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve në shtëpinë e tyre.
Tutje sipas Prokurorisë, Nuhi Mavrovqani veprën penale e kishte kryer duke e goditur bashkëshorten e tij me shufër metalike fillimisht në anën e majtë të kokës, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa kishte vazhduar duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, po ashtu me shufër metalike.