Policia e Kosovës bashkë me njësite tjera relevante të deminimit (EOD) janë duke ndërhyrë në një autobus në Llapushnik ku ka mjet shpërthyes.
Për këtë mjet të dyshimtë policia u njoftua nga një qytetar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjendet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë”.
”Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vendngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, deklaroi Krasniqi.