Mesditën e premte në kreqytet është sulmuar një person nga i dyshuari i cili është arrestuar nga policia e ndaluar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Policia njofton se në rrugën "Tirana", në Prishtinë me 04.12.2020 rreth orës 11:20, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën lëndim i lehtë trupor.