Policia e Kosovës ka kryer një intervenim sot në Llapushnik të Drenasit, përmes të cili ka arritur të largojë lëndën e dyshuar shpërthyese nga një autobus.
Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Në koordinim me prokurorin, policia e ka iniciuar rastin “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Policia e Kosovës:
“Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje.
Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthyese. Në koordinim me prokurorin është inicuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’. Njësitet e hetuesisë më pas do të merren me hetimet për të ndriçuar këtë rast”, njofton Krasniqi.