Një grabitje ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë të shtunën pas mesnate.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën pas mesnate është grabitur një lokal në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, roja e kompanisë ka njoftuar se tre persona të dyshuar dhe të maskuar e kanë kërcënuar atë me armë e më pas e kanë lidhur dhe i kanë vjedhur portofolin me para.
Roja ka deklaruar në polici se pasi që e kanë lidhur atë, kanë hyrë në lokalin ku ai ishte roje dhe e kanë marrë DVR-në dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për këtë rast.