Në vendin ku ka ndodhur vrasja, nga koshi i pleharave është nxjerr një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.
Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.