Policia e Kosovës ka arrestuar Indrit Taullain, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se Taullai kishte hyrë në Kosovë në datë 5 Dhjetor.
Sipas mediave nga Kosova arrestimi i Taullait është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Kosovë.
Ai u ndalua sot rreth drekës, në Prizren.
Indrit Taullai ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.