Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte Prishtinën. Në rrugën “Josip Rela” në kryeqytet, rreth orës 18:00 dyshohet se një 23-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij, duke u vetvarur.
Trupi i pajetë i 23-vjeçari aktualisht ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku është dërguar për obduksion.
Kujtojmë se kohëve të fundit është rritur numri i vetëvrasjeve te të rinjtë.
Ndërkaq, mbrëmë poashtu është gjetur një 54 vjeqare e vdekur në banesën e saj.