Katër raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Një prej tyre u raportua në Fushë-Kosovë, ku pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka larguar viktimën nga banesa e tyre.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt deri në një vendim të gjykatës.
Një person ( dyshohet i sëmurë mental) është arrestuar në Gjilan, pasi e kishte demoluar shtëpinë dhe e kishte kanosur verbalisht vëllaun e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.
“Suharekë 06.12.2020-13:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një rast dhunë në familje tjetër u raportua në rajonin e Gjakovës.
Viktima mashkull, i mitur ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga babai i tij, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.