Tri femra vijnë nga Shqipëria dhe rrahen në Kosovë, bëhen për spital
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për një lëndim të lehtë trupor në Prishtinë.
Janë arrestuar tri femra të shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull shqiptare.
Sipas policisë të njejtat janë rrahur mes vete, ku edhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë 07.12.2020 – 10:00. Janë arrestuar një mashkull shqiptare dhe tri femra shtetase të R. Shqipërisë, pasi që të njëjti pas një mos marrëveshje janë rrahur në mes vete. I dyshuar dhe njëra nga femrat janë bashkëshortë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.