Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e një aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar në afërsi të fshatit Mazgit.
“Rreth orës 18:45, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku afër Mazgitit.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve fillestare dy automjete janë përfshirë në aksident dhe dy persona vërehet se kanë marr lëndime trupore”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se pas aksidentit janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit, për të asistuar në vendin e ngjarjes.