Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.
Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Bëhet fjalë për një 60-vjeçar me inicialet K. P., i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, në Korçë.
Njoftimi nga Policia
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2020, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 4, është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në banesë, shtetasi K. P., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.