Një 20-vjeçar përfundoi në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte.
“Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës” njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.