Është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë një shtetas të Maqedonisë së Veriut në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, i njëjti kishte urdhër ndërkombëtar dhe është arrestuar të martën rreth orës 19:00.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.