Njësitë policore në veri të Mitrovicës në bashkëpunim me njësitë tjera pas një hetimi disa mujor me urdhër të gjykatës ka bastisur disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër lokacione në jug të Mitrovicës.
Me këtë rast janë arrestuar katër persona të dyshimtë, tek të cilët është konfiskuar edhe narkotikë e llojit kokainë.
“Kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy lleptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media.
Rasti u raportua të ketë ndodhur në rrugën ‘Avni Shabani-Mitrovicë’, rreth orës 15:30.