Një person është gjetur pa shenja jete dje në Liqenin e Radoniqit në fshatin Zhdredhë të Gjakovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:30.