Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës.
Në aksident kanë qenë të përfshirë tre vetura dhe një traktor.
Kështu tha Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”.