Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.
Dhjetëra të tilla raportohen thuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës. Vetëm mbrëmë në lagjen ‘Fidanishte’të komunës së Pejës janë grabitur katër shtëpi.
Sipas mediave lokale, grabitësit hynë nëpër këto shtëpi në një interval prej pak orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente të policisë, të cilët edhe po hetojnë rastet.