Mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për vrasje në tentativë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ku po ashtu thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë, 09.12.2020-18:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.