Një person i moshës 40 vjeçare është rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash. Ngjarja ka ndodhur derisa ai ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale.
Policia ka konfirmuar, derisa ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20.
Punëtori ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar me emergjencë në QKUK për trajtim mjekësore.
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash.
Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.