Një patrullë e policisë kufitare është sulmuar në afërsi të fshatrave Banjë dhe Bubë të Zubin Potokut.
Sulmi ka ndodhur derisa kjo patrullë po tentonte të ndalte një makinë transportuese e cila dyshohej se po kalonte nëpër rrugë ilegale.
Nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.
Kështu tha Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për veriun e Mitrovicës.
“Incidenti ndodhi te fshatrat Banjë dhe Bubë ku patrulla kufitare ka tentuar ta ndalojë një makinë transportuese me dyshimin se po kalonte nëpër rrugë ilegale. Makina – ngjyrë e kaltër – e tejkalon një makinë dhe e godet veturën e policisë. Disa makina dhe njerëz e bllokojnë rrugën dhe kamioni ikën në drejtim të panjohur. Makina dhe njerëzit u shpërndanë dhe patrulla është kthyer në Gazivodë. Nuk ka të lënduar”.
“Është njoftuar njësia rajonale e trafikut për incidentin në trafik, si edhe prokurori i cili ka urdhëruar hetimin për veprën e cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar””.