Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur më një vdekje të një punëtori që ndodhi në mesditën e djeshme në Ferizaj.
Policia njoftoi se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar, dyshohet se nga një mjet është lënduar në kokë.
“Vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor pas arritjes në spitalin e Ferizajt. Me vendim të prokurorit është arrestuar një mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës
Rasti është duke u hetuar për rrezikim i sigurisë në vendin e punës.