Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Inspektoratin sonte kanë qenë në aksion në Prishtinë.
Media ka arritur të siguroj pamje dhe mëson se dy hotele, një restorant dhe një shisha bar janë mbyllur.
Këto lokale kanë punuar pas orës policore, që është e ndaluar në bazë të ligjit anti Covid 19.
Përveç mbylljes, këto lokale edhe janë gjobitur për mos respektim të rregullave.
Komuna e Prishtinës po vazhdon të prij me raste në Kosovë dhe gjendet në Zonën e Kuqe.