Policia e Kosovës dje në Gjilan ka arrestuar një person, pasi kishte kërcënuar një mashkull kosovar në rrjetet sociale.
Sipas raportit të Policisë, me urdhër të gjykatës të dyshuarit i është boshatisur shtëpia dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Gjilan 11.12.2020-13:30. Viktima mashkull ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull kosovar.
Me urdhër të gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit dhe është arrestuar i dyshuari, i njëjti me urdhër të prokurorit dërguar në mbajtje.