Mbrëmjen e së premtes në Gllogoc, dy persona kanë sulmuar një tjetër pas një mosmarrveshje, ku viktima ishte goditur edhe me thikë.
Policia ka dalë tek vendi i ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton se në Gllogoc me 11.12.2020 rreth orës 18:09, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë pasur një konflikt me viktimën mashkull kosovar të cilin gjatë rrahjes e kanë goditur me thikë dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për veprën vrasje në tentativë.