Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në një poligon të shenjëtarisë në Prizren.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 02:00 e mëngjesit persona të panjohur kanë vjedhur disa armë të vogla në një poligon të shenjëtarisë në Prizren.
Sipas njoftimit, ka qenë vetë pronari i cili ka deklaruar në polici se persona të panjohur me forcë janë futur brenda lokalit të tij (poligon i shenjëtarisë), dhe kanë arritur që të vjedhin disa armë të vogla dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Siç bëhet e ditur, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa nuk bëhet e ditur për ndonjë të arrestuar.
Policia e Kosovës këtë rast është duke e cilësuar si incident kriminal.