Numri i aksidenteve si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.
Një këmbësore është goditur sonte në Pejë, gjegjësisht në lagjen “Fidanishte”, derisa e njëjta kishte qenë duka kaluar në vijat e bardha.
Rastin për IO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
I njëjti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kurse e goditura nga ky aksident është jashtë rrezikut për jetë.