Hetuesit e stacionit policor të Hanit të Elezit, pas një pune të suksesshme operative ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .
“Të dyshuarit, A.Z. (m/Kosovar 22 vjeç),S,F. (m/Kosovar 24 vjeç dhe një i mitur , me datën 07.Dhjetor 2020, rreth orës 03:00 minuta, në Han të Elezit, kanë hy me forcë në lokalet e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur 4.000 euro nga kasaforta dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj dy të dyshuarve të parë.
Ndërsa ndaj të miturit 48 orë.