Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor ka raportuar se pas orarit të punës kur kishte shkuar në shtëpi në dyert e oborrit kishte vërejtur një mesazh me përmbajtje kërcënuese.
Rasti ka ndodhur të hënë në ora 06:50 në Deçan.
“Viktima, mashkull kosovar – zyrtar policor ka raportuar se pas orarit të punës kur kishte shkuar në shtëpi në dyert e oborrit kishte vërejtur një mesazh me përmbajtje kërcënuese”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.