Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar.
Drejtuesi i automjetit nga pakujdesia gjatë tentimit për të parkuar veturën në parking godet shtyllën elektrike dhe një gjenerator si dhe një pjesë të murit të objektit.
Për veç dëmeve materiale lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri mashkull kosovar.
Të lënduarit kanë marrë tretmanin mjekësor dhe janë liruar.