Pasditen e djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.
Pas marrjes së informatës Policia e Kosovës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes kanë arritur të gjejnë një gezhojë, transmeton arbresh.info
Kurse pas identifikimit të personit në fjalë, policia ka organizuar një operacion bastisje në adresqën e tij, ku edhe ka sekuestruar një revole të tipit ZORAKI, kalibrit 7.65 mm, si dhe,dy copë fishek.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 15 dhjetor 2020 – Dje rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë respektivisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë një gëzhojë.
Ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë, nga vetura e tij në drejtim të veturës tjetër.
Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit;
A. T, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,
dhe menjëherë pas kësaj policia ka organizuar një operacion bastisjeje në adresën e tij, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit ZORAKI, kalibrit 7.65 mm, si dhe,
Dy copë fishek
Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit i cili aktualisht është në arrati, ka iniciuar një hetim për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.