(E plotësuar 21:04) - E siç raportohet nga mediat lokale në Prizren, zyrtari policor dyshohet se fillimisht ka vrarë vajzën e më pas veten.
Siç dyshohet, aktin ai e ka kryer me armën zyrtare të Policisë.
Inicialet e policit mësohet të jenë S.M rreth 50 vjeç, ndërkaq bija e tij raportohet se është rreth të 20-tave.
Në vendin e ngjarjes po vazhdojnë të qëndrojnë forca të shumta të policisë.
***
Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren.
Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur, Admir Shala, Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit.
“Ka ndodhur një rast tragjik, ku në një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësitet tjera relevante kane dal ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë kryeprokurori Shala
***
Dy persona janë gjetur të vrarë në një shtëpi në Prizren.
Dyshohet se personat që janë babë dhe bijë janë vrarë nga arma e zjarrit.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detaje shtesë.
Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Durmish Asllani’ në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”, ka thënë Kelani
Në vendin e ngjarjes janë dal të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Durmish Asllani”.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka treguar gjithashtu se viktimat janë babë e bijë dhe se njëri nga viktimat dyshohet të jetë zyrtar policor.
“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes
***
Sonte janë gjetur dy trupa të pa jetë në lagjen ” Durmish Asllano” në Prizren, bëjnë të ditur burime brenda policisë.
Policia lidhur me këtë rast sipas këtyre burimeve, janë informuar rreth orës 19:16 minuta.
Sipas këtyre burimeve pa dhënë detaje shtesë, viktimat dyshohen se kanë lidhje familjare, respektivisht janë babë e bijë.
Për detaje të tjera do të ju informojmë më vonë.