Një mashkull ka shkuar tek një femër në Suharekë, ku me forcë ka marr disa dokumente dhe ka dalë nga zyra.
Viktima për rastin ka informuar policinë, derisa ai më pas është arrestuar dhe rasti ka shkuar në gjykatë.
Policia njofton se në Suharekë me 15.12.2020 rreth orës 09:20, ankuesja, ka informuar se i dyshuari i ka marrë me forcë disa dokumentacione dhe është larguar në drejtim të pa njohur.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt për vetë gjyqësi.