Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan kanë arrestuar të dyshuarin shtetas i Kosovës i lindur në vitin 1997.
Ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020, në Gjilan duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një sektor të një marketi (parfumerisë) dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.
“I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arreste në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy rastet të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më herët. I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Janë gjetur prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i përfshirë në një numër të madh të rasteve të veprave penale të ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhjeve të rënda’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u theksua se me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
‘Rasti procedohet në PTH”.