Dy vdekje të dyshimta janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, një në Kamenicë e një në Prishtinë.
Në Prishtinë, raportohet se në rrugë, është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar.
Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në Kamenicë, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar Në IML për obduksion.