Një person i moshës rreth 60-vjeç është gjetur i vdekur në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh thuhet se një mashkull është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.
Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
Raportohet se në rrugë, është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.